Ftesa që hapen në telefon.

Zgjidh dizajnin, na dërgo emrat dhe ne ta përgatisim ftesën. Ti vetëm ua dërgon mysafirëve linkun.

Prekeni ftesën për ta hapur

Ftesa digjitale për çdo festë

Ftesa online për dasmë, fejesë, kanagjegj, ditëlindje, ditëlindjen e parë, baby shower dhe zbulimin e gjinisë. Çdo dizajn hapet në telefon, me emrat, datën, orën dhe vendin me hartë.

Lule fildishi
Dantellë me perla
Liqeni i mjellmave
Kadife rozë
Harku i fildishtë
Kopsht rozë
Kadife e kuqe
Kadife smerald
Bordo
Festë e artë
Disko
Nata e artë
Kapiteni i vogël
Re dhe yje
Fjongo rozë
Rozë apo blu
Kopsht rozë
Bohem
Rozë apo blu
Moderne

Si funksionon

  1. Zgjidh festën dhe dizajnin

    Ngjyrat, zbukurimet dhe shkronjat vijnë gati, ti vetëm zgjedh.

  2. Zgjidh si hapet

    Dyer, zarf, perde ose libër, secila me animacionin e vet.

  3. Na dërgo tekstet

    Emrat, data, vendi, programi. Ne e përgatisim ftesën dhe ta dërgojmë ta shohësh.

  4. Dërgoje me link

    Në WhatsApp, Viber ose Instagram. Ndryshimet i bëjmë kur të duash.

Çmimorja

Zgjidhni paketën

Pagesë një herë, pa abonim. Linkun e ndani me sa mysafirë të doni.

Klasike

€39

Ftesë e gatshme nga dizajnet tona, me tekstet tuaja.

  • Dizajn sipas festës: dasmë, fejesë, kanagjegj, ditëlindje, baby shower
  • Kopertinë me animacion: dyer me vulë, zarf me trëndafila, perde ose libër
  • Emrat, data, orari, vendi me adresën e plotë dhe butoni «Shiko në hartë»
  • Deri në 3 foto dhe kodi i veshjes
  • Link me emrat tuaj (ftesa-digjitale.com/elira-arber) që e ndani pa limit, në WhatsApp, Viber ose Instagram
  • Ndryshime falas deri në ditën e festës
Porosit Klasike

Kopertinat e paketës Klasike

Vula ndriçon dhe zarfi hapet në dritë. Në gjashtë ngjyra.

Bordo
Smerald

Dy dyer me vulë dylli me inicialet tuaja.

Lule fildishi
Kadife e kuqe

Vula ndizet dhe drita del nga palosjet kur hapet.

Bordo
Nata e artë

Zarf i mbyllur me vulë; karta del prej tij.

Klasike
Kadife rozë

Perde kadifeje me xhufkë; mysafiri i tërheq.

Kadife rozë
Liqeni i mjellmave

Libër me kopertinë të qëndisur dhe shirit faqesh.

Dantellë me perla
Kopsht rozë

Pllakat kthehen një nga një.

Moderne
Deti i natës

Me një prekje balonat fluturojnë lart.

Festë e artë
Kapiteni i vogël

Dizajn i personalizuar

€179

Ftesë e krijuar komplet për festën tuaj.

  • Dizajn i ri, sipas dekorit, ngjyrave, lokalit dhe stilit të eventit
  • Kopertinë dhe zbukurime të vizatuara posaçërisht për ju
  • Të gjitha funksionet e paketës Premium
  • Dy raunde ndryshimesh në dizajn
Na tregoni për festën

Pyetje të shpeshta

Çfarë është një ftesë digjitale?

Një ftesë që hapet në telefon nga një link: mysafiri e prek, kopertina hapet me animacion dhe shfaqen emrat, data, ora dhe vendi me hartë. Nuk printohet dhe nuk humbet.

Sa kushton një ftesë digjitale?

Klasike €39, Premium €99 dhe Dizajn i personalizuar €179. Paguhet një herë, pa abonim, dhe linkun e ndani me sa mysafirë të doni.

Si ua dërgoj ftesën mysafirëve?

Ju japim një link që e dërgoni në WhatsApp, Viber, Instagram, Messenger ose me SMS. Hapet në çdo telefon, pa shkarkuar asnjë aplikacion.

Sa shpejt bëhet gati ftesa?

Na dërgoni emrat, datën dhe vendin, ne e përgatisim ftesën dhe jua dërgojmë ta shihni. Paketa Premium është gati brenda 24 orësh.

A mund ta ndryshoj ftesën pasi ta kem dërguar?

Po. Nëse ndryshon ora, vendi apo ndonjë detaj, e përditësojmë ftesën falas deri në ditën e festës, dhe linku mbetet i njëjti.

A ka muzikë dhe foto?

Çdo ftesë mund të ketë deri në 3 foto. Muzika kur hapet ftesa është në paketën Premium.

Për dekoratorë dhe organizatorë

Ofrojani klientëve tuaj edhe ftesën

Ju merreni me dekorin, ne me ftesat. Ftesën e bëjmë në ngjyrat dhe stilin e dekorit tuaj, që gjithçka të duket si një e tërë.

  • Shërbim i ri për faqen tuaj

    Shtojeni ftesën digjitale në ofertën tuaj pa punë shtesë.

  • I njëjti stil nga ftesa te salla

    Ngjyrat dhe motivet e dekorit kalojnë edhe në ftesë.

  • Ne merremi me gjithçka

    Krijimin, ndryshimet dhe linkun për mysafirët.