Ftesa Digjitale

Politika e privatësisë

Përditësuar më 12 tetor 2026

Ftesa Digjitale (uebfaqja dhe aplikacioni për iPhone) krijon ftesa online për dasma, fejesa, kanagjegj, ditëlindje, baby shower dhe festa të tjera. Nuk ka llogari, nuk ka reklama dhe nuk përdorim mjete gjurmimi.

Çfarë ruajmë

Në telefonin tuaj

Aplikacioni ruan në telefon listën e ftesave që keni publikuar, lidhjet e tyre të ndryshimit (në Keychain të iOS) dhe draftin që po shkruani. Këto nuk dërgohen askund tjetër.

Mesazhet në Instagram

Kur na shkruani në Instagram (@ftesa_digjitale_ks), ruajmë emrin tuaj të përdoruesit, emrin e profilit dhe mesazhet e bisedës (deri në 30 të fundit), që t’ju përgjigjemi. Për të përgatitur përgjigjet përdorim OpenAI dhe njoftimet na vijnë në Telegram. Çdo përgjigje e lexon dhe e miraton një person para se të dërgohet. Këto të dhëna nuk i përdorim për asgjë tjetër dhe fshihen automatikisht 90 ditë pas mesazhit të fundit.

Për t’i fshirë më herët, na shkruani në Instagram «fshini të dhënat e mia» ose dërgoni email në contact@bk-solutions.info me emrin tuaj të përdoruesit. I fshijmë brenda 7 ditësh.

Çfarë nuk bëjmë

Për ftesat nuk mbledhim emër përdoruesi, email, kontakte, vendndodhje apo të dhëna pagese. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat me palë të treta, përveç ofruesit të serverit që i mban ato.

Fshirja

Fshini ftesën kur të doni nga aplikacioni ose me lidhjen e ndryshimit; ajo hiqet menjëherë nga serveri, bashkë me fotot e saj. Një foto që e hiqni nga ftesa fshihet po ashtu. Nëse e keni humbur lidhjen e ndryshimit, na shkruani nga adresa më poshtë dhe na tregoni lidhjen e ftesës.

Përmbajtja e papërshtatshme

Ftesat nuk shfaqen në asnjë listë publike; i sheh vetëm kush ka lidhjen. Nëse një ftesë përmban diçka të paligjshme, fyese ose që shkel të drejtat e dikujt, prekni «Raporto këtë ftesë» në fund të saj ose na shkruani. E shqyrtojmë dhe e heqim brenda 24 orësh.

Kontakti

BK Solutions SH.P.K. · contact@bk-solutions.info


Privacy policy

Updated 12 October 2026

Ftesa Digjitale (the website and the iPhone app) creates online invitations for weddings, engagements, henna nights, birthdays, baby showers and other celebrations. There are no accounts, no ads and no tracking.

What we store

On your phone

The app keeps the list of invitations you published, their edit links (in the iOS Keychain) and your unpublished draft on the device. They are not sent anywhere else.

Instagram messages

When you message us on Instagram (@ftesa_digjitale_ks), we store your username, profile name and the conversation's messages (up to the last 30) so we can reply. We use OpenAI to draft replies, and notifications reach us through Telegram. A person reads and approves every reply before it is sent. We use this data for nothing else, and it is deleted automatically 90 days after the last message.

To have it deleted sooner, message us on Instagram "delete my data" or email contact@bk-solutions.info with your username. We delete it within 7 days.

What we don't do

For invitations we don't collect user names, emails, contacts, location or payment data, and we don't sell or share data with third parties beyond the hosting provider that holds it.

Deletion

Delete an invitation at any time from the app or with its edit link; it is removed from the server immediately, together with its photos. A photo you remove from an invitation is deleted too. If you lost the edit link, email us with the invitation's link.

Inappropriate content

Invitations aren't listed anywhere public; only people with the link see them. If an invitation contains something illegal, abusive or infringing someone's rights, tap "Raporto këtë ftesë" at its end or email us. We review it and take it down within 24 hours.

Contact

BK Solutions SH.P.K. · contact@bk-solutions.info